
‘Bechtel-Enka’ ndërton autostradën që lidh Tetovën-Gostivarin-Kërçovën dhe Strugën
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë, Artan Grubi, përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën jeshili ndërtimit të korridorit të 8-të, dhe ka fuqizuar ligjin e kontestuar nga Antikorrupsioni.
Poashtu Grubi ka bërë të ditur edhe për vazhdimin dhe përfundimin e autostradës Bllacë-Qarkorja e Shkupit si dhe rrugën e Arbërit.
”Në të njejtën kohë planifikojmë të përfundojmë edhe autostradën Bllacë – Qarkore të Shkupit si dhe rrugën e Arbërit nga fshati Burim i Kërçovës deri tek Ura e Boshkut në Dibër”, ka shkruar Grubi.
Postimi i plotë i Grubit:
Çdo gjë filloi me nënshkrimin e memorandumit me konzorciumin Bechtel – Enka për ndërtimin e koridorit 8 dhe 10-D me 31 mars.
Ky memorandum e transformua në ligj të propozuar nga deputetët tanë dhe u miratua në Kuvend.
Ky ligj pastaj u kontestua nga antikorrupsioni, ndërsa sot ky kontestim u refuzua nga gjykata kushtetuese duke e vulosur ligjin.
Hapi vijues është negociimi dhe firmosja e kontratës e pastaj fillojnë punimet.
Bëhet fjalë për zgjërimin e rrugës Tetovë – Gostivar në formën e autostradës së plotë, ndërtimin e autostradës Gostivar – Kërçovë dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë.
Në të njejtën kohë planifikojmë të përfundojmë edhe autostradën Bllacë – Qarkore të Shkupit si dhe rrugën e Arbërit nga fshati Burim i Kërçovës deri tek Ura e Boshkut në Dibër.