Beckahmi ëndërron dyshen Ronaldo-Messi tek Inter Miami

01 mars 2021 | 11:19

David Beckham mund ta plotësojë ëndrrën e shumë tifozëve të futbollit për t’i parë në një skuadër dy super yjet Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ish-futbollisti anglez ka në pronësi klubin e Inter Miami. Plani i tij është që në të ardhmen, jo shumë të largët, të ketë në ekip dy “jashtëtokësorët”.

“Kemi lojtarë si Gonzalo Higuain dhe Blaise Mautuidi që na shtojnë shkëlqimin, por në të ardhmen duam që të sjellim edhe emra të tjerë të njohur. Leo dhe Cristiano janë më të mirët e 15 viteve të fundit në saje të punës së tyre të madhe. Ka shumë pak fat në këtë arritje. Ne gjithmonë duam që të sjellim lojtarë të mëdhenj. Miami është një skuadër tërheqëse për këta lojtarë, përfshirë edhe Messin e Ronaldon, që aspirojmë t’i sjellim”, ka deklaruar Beckham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modeluesja e rrjetit të njohur “OnlyFans”, njëkohësisht nëna e tre…