Bedri Hamza: Çmimet u rritën deri në 100%, ndërsa pagat në vend numërojnë
25 dhjetor 2025
| 21:55
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se rritja e çmimeve është shumë e madhe, teksa pagat s’janë rritur.
Kështu, ai ka thënë se edhe paratë më nuk e kanë vlerën e njëjtë.
“Çmimet kanë një rritje shumë të madhe, sidomos në 4-5 vitet e fundit, rritja çmimeve ka ndodhur 40-50%, ka produkte që janë rritur 100%. Energjia elektrike është një barrë për çdo individ, familje apo biznes”, ka thënë ai.



