Bedri Hamza: Çmimet u rritën e rryma u shtrenjtua, por pagat mbetën të njëjta
18 dhjetor 2025
| 22:12
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Fushë Kosovës. Ai ka thënë se çmimet janë rritur e rryma është shtrenjtuar, por pagat kanë mbetur të njëjta.
Hamza, duke premtuar rritje pagash për 50%, ka thënë se do ta ndryshojë këtë gjendje. “Çmimet u rritën. Rryma u shtrenjtua. Pagat mbetën të njëjta.
Si anekënd Kosovës, pasojat po i ndjejnë edhe qytetarët e Fushë Kosovës.
Mirëqenia arrihet me politika të përgjegjshme dhe me një qeveri që punon.
Bashkë. Përpara.
#PDK130”, ka shkruar Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/p/1aeYHc7LCv/



