
Bedri Hamza e shpall fitoren e Arian Tahirit, thërret për festë në Palestrën “Minatori”
12 tetor 2025
| 19:31
Në studion e Leonard Kerqukit në Pressing në T7 janë prezantuar rezultatet e sondazhit për zgjedhjet komunale Rezultate nga ky sondazh ka pasur edhe për Mitrovicën. Në këtë qytet, sipas sondazhit prin bindshëm Arian Tahiri nga PDK me 58.3%. Pas tij është Faton Peci me 35.6%.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili ka falëndeuar qytetarët për siç thotë ai ‘faleminderit për fitoren e madhe’.
“Faleminderit për këtë fitore madhështore, Mitrovicë! Ju presim sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori”, ka shkruar Hamza.