Bedri Hamza: Edhe këtë 1 Maj po e presim me shumë sfida

01 maj 2026 | 16:34

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka theksuar se edhe këtë 1 Maj po e presim me shumë sfida: paga të ulëta, çmime të larta dhe një qeveri që e ka harruar punëtorin.

“Shumë prej jush punoni çdo ditë, por mezi ia dilni. Pa kushte të mira pune, pa siguri, pa mbështetje. Shumë familje në vendin tonë luftojnë çdo ditë për një jetë më të mirë”.

“Ky është realiteti ynë, të cilin duhet ta ndryshojmë së bashku. Gëzuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve! Duhet të angazhohemi më shumë që puna të respektohet, familjet të mbrohen dhe e ardhmja të jetë më e sigurt për të gjithë”, ka shkruar Hamza në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar…