Bedri Hamza: Është koha t’i themi stop krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën

21 maj 2026 | 10:39

Kryetari i ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të vizitave derë më derë, ku kësaj radhe është mirëpritur nga familja Thaçi në Mitrovicë.

Hamza ka thënë se qëllimi i këtyre takimeve është dëgjimi nga afër i nevojave dhe shqetësimeve reale të qytetarëve.

Sipas tij, Kosova po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale gjatë viteve të fundit, të cilën e lidhi me vendime të gabuara politike.

“Derë më derë, shtëpi më shtëpi, për të dëgjuar nga afër nevojat dhe shqetësimet reale të qytetarëve tanë. Këtë herë na mirëpriti familja e respektuar Thaçi në Mitrovicë. Po, në Kosovë ka një krizë të thellë ekonomike dhe sociale gjatë viteve të fundit, e shkaktuar kryesisht nga vendime të gabuara politike. Çmime të larta, paga të vogla dhe mirëqenie e përkeqësuar për shumë familje kosovare. Prandaj është jetike t’i themi STOP krizës dhe, bashkë, ta ndryshojmë Kosovën. Ky është misioni ynë. Ky është zotimi ynë”, ka shkruar Hamza mbi bjë video që ka publikuar në ‘Facebook’ l.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e Kaçanikut.…