Bedri Hamza: Filloi misioni për një Kosovë të stabilitetit dhe zhvillimit

10 dhjetor 2025 | 20:49

Lideri i PDK-së, Bedri Hamza, njëherit kandidat për kryeministër, i ka postuar fotografitë e konventës së PDK-së, ku u prezantuan kandidatët e kësaj partie dhe vizioni i tij.

Hamza ka thënë se ky nuk është fillimi i një fushate të re politike, por fillimi i një misioni.

“Një kapitull i ri po fillon. Ne po e rikthejmë bashkimin si forcën tonë më të madhe.
Kosova do të ecë përpara me paga më të larta, me ekonomi më të zhvilluar, me drejtësi funksionale, me arsim e shëndetësi moderne dhe me partneritet të qëndrueshëm me aleatët tanë.
Ky nuk është fillimi i një fushate të re politike, por fillimi i një misioni.
Një mision për një Kosovë që punon për secilin qytetar. Një Kosovë të stabilitetit dhe zhvillimit. Një Kosovë të shpresës. Një Kosovë që na bashkon dhe nuk e lë askënd pas.
Bashkë. Përpara.
#PDK130”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/17h2GiAuFK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo mëngjes kur hap sytë e i kujtohen punët e…