Bedri Hamza: Fondi i Bursave, 30 milionë euro çdo vit për studentët (video)
19 dhjetor 2025
| 12:06
Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se Fondi i Bursave do të jetë 30 milionë euro çdo vit për studentët.
“Bashkë për suksesin e të rinjve tanë. Përpara, me mundësi të barabarta për të gjithë!”, ka shkruar Hamza mbi një video të publikuar në “Facebook”.



