Bedri Hamza ia dorëzon detyrën Faton Pecit

12 dhjetor 2025 | 13:27

Faton Peci ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën nga ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Në takimin e mbajtur në zyrën e kryetarit, Hamza dhe Peci kanë ndërruar vendet pasi kanë shtrënguar duart.

“Urime për detyrën e re, të uroj sukses e shëndet. Besoj se ke me arrit me bë punë të mira e ke me ia dalë. Bazuar edhe në përvojë edhe në materiale, besoj se ke me ia dalë. Unë kudo që jam do ta bëj maksimumin të bëjë veprimet e nevojshme që të jenë në dobi për qytetarët, pavarësisht a jam në pozitë a opozitë. Gara politike ka përfunduar”, ka deklaruar Hamza.

Kurse Peci e ka falënderuar Hamzën për kontributin e dhënë në drejtimin e Mitrovicës.

“Faleminderit kryetar për mikpritjen, më lejo që në emër të qytetarëve të urojë, të falënderoj e përgëzoj për çdo punë të mirë që ke bërë”, ka thënë Peci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për…