Bedri Hamza: Kosova beson! Liri për çlirimtarët!

09 shkurt 2026 | 10:28

Sot nisi faza përmbyllëse e një procesi të gjatë dhe të rëndë gjyqësor në Hagë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për më shumë se pesë vjet, çlirimtarët tanë, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesorë, qëndruan me dinjitet dhe argumente të fuqishme, duke rrëzuar akuzat një nga një.

“Tashmë pritet që drejtësia ndërkombëtare, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar. Ne besojmë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sepse besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Ai ka thënë se ky proces nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por është edhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës.
“Kosova beson! Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për median…