Bedri Hamza kujton Adem Demaçin dhe betimin e Hashim Thaçit si president
26 shkurt 2026
| 11:08
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi simbolike, duke e lidhur atë me dy data të rëndësishme për historinë politike të vendit: 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit dhe dhjetëvjetorin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President i Kosovës.
“Ua gjeta këtë fotografi si kujtim i dy datave të rëndësishme: 90-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, frymëzimit të brezave të patriotëve që bënë histori në vendin tonë, si dhe dhjetëvjetorit të zgjedhjes së Hashim Thaçi si President”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



