Bedri Hamza mbledh kryetarët e degëve: PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi

19 janar 2026 | 18:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se ky subjekt politik “po hyn në një fazë të re riorganizimi”.

Bedri Hamza njoftoi për një takim në parti me kryetarët e degëve të PDK-së, me të cilët tha se diskutoi për zgjedhjet e brendshme.

“PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë”, shkroi ai.

“Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës”, shtoi Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar homologen e tij…