Bedri Hamza me lajme të mira për Kosovën dhe për punëtorët e sektorit privat

10 dhjetor 2025 | 18:41

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të kujdeset edhe për të punësuarit në sektorin privat, duke e krijuarfondin për të papunët dhe do të themelojë Gjykatën e Punës.

Një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet sidomos lehonave, duke i mbrojtur ato,familjet dhe bizneset, si dhe duke i mbështetur financiarisht. Do t’i legalizojmë ndërtimet pa leje me tarifë simbolike dhe do të zhbllokojmëmiliarda euro kapital të bllokuar. Do t’i përfundojmë autostradat dhe do të ndërtojmë lidhje të reja rrugore dhe hekurudhore, ashtu që qarkullimi i mallrave dhe njerëzve do të jetë më i shpejtë, më i lirë, më i sigurt”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar të ndërtojë edhe kapacitete të reja energjetike që të garantohet furnizim iqëndrueshëm e stabil.

Kjo është ekonomia që duam: e lirë, e drejtë dhe në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Hamza ka folur edhe për zhvillimin ekonomik në fjalimin…