Bedri Hamza nderon pjesëmarrësit e protestave të vitit 1981 në Kosovë

11 mars 2026 | 10:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka përkujtuar protestat e marsit të vitit 1981 në Kosovë, duke vlerësuar rolin dhe guximin e studentëve që u ngritën në emër të popullit për liri, drejtësi dhe dinjitet.

Hamza ka theksuar se historia e Kosovës është ndërtuar edhe nga hapat e guximshëm të studentëve të asaj kohe, të cilët dolën në rrugë pa frikë për të sfiduar padrejtësinë dhe për të hapur rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për vendin.

“Në marsin e vitit 1981, studentët u ngritën në emër të popullit tonë, duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet. Historia e Kosovës është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të tyre, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes. Nderim për të gjithë pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981 në Kosovë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj përplasjeve të…