Bedri Hamza: Në qeverisjen time të moshuarit do të kenë përkujdesje meritore
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar Shtëpinë e Pensionistëve në Mitrovicë.
Ai ka thënë se pensionistët një jetë të tërë ia kushtuan Mitrovicës dhe punuan për të.
“Ne, sado që mundohemi të bëjmë për ta, asnjëherë nuk mund të jetë e barasvlershme me kontributin e tyre, sepse gjithmonë meritojnë më shumë. Erdha në Shtëpinë e Pensionistëve në Mitrovicë, ku familjarët tanë me moshë të shtyrë çdo ditë pushojnë, pinë çaj dhe së bashku e kalojnë tërë ditën”, ka thënë Hamza.
Ai ka bërë me dije se në qeverisjen e tij të moshuarit do të kenë përkujdesje meritore.
“Në qeverisjen time të moshuarit do të kenë përkujdesje meritore dhe nuk do të presin me orë të tëra për t’u kontrolluar te mjeku, por mjeku do të jetë në dispozicionin e tyre në Shtëpinë e Pensionistëve në Mitrovicë. Janë njerëz me vlera, me të kaluar të ndritshme, në të gjitha fazat e historisë sonë”, ka deklaruar Hamza.



