Bedri Hamza parashikoi pasojat potenciale tek Ura që u dëmtua mbrëmë

01 nëntor 2025 | 17:39

Mbrëmjen e kaluar, punishtja e urës së re të këmbësorëve mbi lumin Ibër u vërshua nga uji, duke shkaktuar dëme të mëdha aty.

E një lloj parashikimi lidhur me atë urë, e ka dhënë në një intervisë në KlanKosova në shtator të këtij viti, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Ai tha se nuk është ekspert i ndërtimit të urave, por i ka dilemat e tij.

“Unë i kam vetëm dy shqetësime sa i përket asaj ure. E para, do të thotë ne kemi bë një urë lartë atje në fillim të liqenit, që e ka edhe gjerësinë, edhe gjatësinë më të madhe në një procedurë të prokurimit, që ka kushtu 212 mijë euro. Një urë e përmasave të ngjajshme me kushtue sa dhjetë fishi i saj është temë pak interesante. Edhe tjetra. Nuk jam ekspert i ndërtimeve të ura, por kam dilemat e mia në konsultim me njerëzit e fushës, të ardhmen, uroj që jo, mundet me paraqit rrezik që me u shndërru në shkaktar të vërshimeve në Mitrovicë. Uroj që kurrë të mos ndodh” – tha Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Siri, Tom Barrack,…