Bedri Hamza: Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK
24 nëntor 2025
| 17:12
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ku ka ritheksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj PDK-së.
Hamza ka theksuar se gjatë bisedës me Lladrovcin kanë ripohuar se ai “ka qenë, është dhe mbetet PDK”.
“Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



