Bedri Hamza takon ambasadorin William Walker në ditët e përkujtimit të Masakrës së Reçakut

13 janar 2026 | 10:36

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin William Walker.

Hamza ka bërë me dije se në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, ambasadori Walker është pranë nesh.

“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka kritikuar kryetarin…