Bedri Hamza tregon se me cilën parti do të bëjë koalicion në Mitrovicë

17 nëntor 2021 | 22:54

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka folur për vizionin e tij në këtë komunë.

Hamza tha se është i interesuar për qeverisje stabile dhe nuk e përjashtoi mundësinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.

I pyetur për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje Hamza tha se mendon që duhet të ketë pozitë dhe opozitë.

“Jam i interesuar për qeverisje stabile. Unë jam i gatshëm me u ulë e me bisedu edhe me LDK-në dhe me e pa mundësinë e bashkëqeverisjes, edhe pse nuk kam pasë marrëvshje parazgjedhore, por jam i gatshëm me qeverisë me një koalicion më të gjerë për me qenë më stabil”, tha Hamza në Atv.

Tutje ai shtoi se opozita do të jetë e vlerësuar dhe çdo propozim i drejtë nga ana e tyre do të merret parasysh.

“Unë nuk kam thënë që nuk bëjmë koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje, por mendoj që duhet të ketë pozitë dhe opozitë. Ka me qenë opozita e vlerësuar, e respektuar dhe çdo propozim që është i mirë dhe i drejtë ka me u marrë parasysh”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qëndron Kastrati thotë se një prej arsyeve që ai e…