Bedri Hamza voton me familje: Ftoj mitrovicasit të dalin në votim

09 nëntor 2025 | 10:53

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka votuar së bashku me familjen e tij.

Ai ka ftuar mitrovicasit të dalin në votim, pasi sipas tij, kontributi për qytetin është nder i veçantë.

“Bashkë me Remën, Doruntinën, Djellzën dhe Ensarin votuam në këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetin tonë. Përgëzoj qytetarët për një proces të qetë e demokratik dhe për këtë fushatë të veçantë që po e jetojmë si qytet. Ftoj të gjithë mitrovicasit të dalin në votim. Kontributi për qytetin është nder i veçantë. Votoni dhe vendosni për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual dhe kandidati i LV-së për kryetar të Gjilanit,…