“BEERFEST KOSOVA” PREJ 24 DERI ME 28 KORRIK EDICIONI I 9-TË – SPEKTAKULAR DHE MADHËSHTORË

08 korrik 2019 | 15:11

Prishtinë, Kosovë – Festivali tradicional i Birrës “Beerfest Kosova”, vjen për herë të nëntë në Prishtinë me shume birra dhe me një program artistik të një festivali spektakular ndërkombëtar.

Beerfest Kosova 2019, do te mbahet ne Parkingun prapa Pallatit te Rinisë, në të njëjtin lokacion ku janë mbajtur edhe edicionet e fundit.

Sipas kompanisë MODUS (organizator i Beerfest), sivjet adhuruesit e birrave do të kenë një mundësi unike që përveç kënaqësisë dhe freskimit me birrat me te mira vendore dhe ndërkombëtare, të shijojnë edhe një program artistik qe i konkurron festivaleve me te mëdha te muzikës në Rajon.

“Beerfest Kosova i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetaret për 5 net me radhe mund te argëtohen me program te mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra nga me te ndryshmet me çmime promovuese” tha Ekrem Tahiri nga MODUS Events.

“Si edhe ne vitet e kaluara, rendësi te madhe i kushtojmë rregullimit te hapësirës dhe ne veçanti skenës dhe Programit Artistik. Sivjet do te kemi mbi 20 artiste dhe bende që do te përformojnë në 5 netët e BeerFest dhe emrat e tyre janë shume te dashur për audiencën Kosovare.

“Programi artistik i kompletuar do te publikohet me 10 Korrik, por do te kemi artistë ndërkombëtar dhe vendore. Ajo çka mund te shpalosim ne këtë moment është qe Beerfest do te hapet me këngëtaren e mirënjohur Dhurata Dora ne përcjelljen e DJ Bannzz te mërkurën me 24 korrik kurse do te përmbyllet me Red Hot Chili Peppers European Tribute te dielën me 28 korrik.”

Përveç muzikës e birrave te ndryshme, këndit te ushqimit e pijeve jo-alkolike, vizitoret do të kenë rastin të jenë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në realizimin e atmosferës festive dhe verore.

“Beerfest do te jete aktiv nga ora 17:00 ku do te kemi shume lojëra dhe gara te ndryshme me birra. Për ekipet fituese do te kemi shpërblime mjaft te mëdha, qe do ta beje edhe me interesante këtë edicion. Te gjitha këto do te publikohen me 10 korrik kur edhe do te hapen konkurse” tha ndër tjera Ekrem Tahiri.

Ky festival ka për qellim që qytetarëve të izoluar te Kosovës, të ju ofroj argëtim madhështor me një kosto shume te ulet dhe te përballueshme për qytetaret tanë.

Me shumë informata rreth agjendës së Beerfest dhe aktiviteteve të cilat do të organizohen ato dite, do te jepen në ditët në vazhdim përmes medieve sociale dhe elektronike.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shënuar 20-vjetori i rënies heroike të dy dëshmorëve të…