
‘Befasi e këndshme në Suedi nga Agimi dhe anëtarët e FFK-së me ëmbëlsirën kushtuar fitores…’
14 tetor 2025
| 16:02
Ramiz Lladrovci ka ndarë disa fotografi në “Facebook” me një befasi që kish marrë nga kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe anëtarët e FFK-së në Suedi.
Për Ramizin ishte përgatitur një ëmbëlsirë kushtuar fitores së tij në Drenas.
“Befasi e këndshme në Suedi nga Agimi dhe anëtarët e FFK-së me ëmbëlsirën kushtuar fitores tonë në zemrën e Kosovës. Fitorja bashkë me qytetarët kampionë në Drenas, është fitore motivuese, fitore të cilën e meriton i drejti, të përkushtuarit dhe qytetarët me integritet. Gjuha e kampionit është gjuhë e futbollistëve tanë dhe stafit, faleminderit të gjithëve!”, ka shkruar Lladrovci.