Begaj: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës pati rol atdhetar dhe patriotik

10 dhjetor 2025 | 13:56

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës (AShAK), ka thënë se sot kremtohet rrugëtimi gjysmëshekullor i dijës, sakrificës, dhe përkushtimit intelektual, qytetar e kombëtar.

“Festojmë jetën e një institucioni që u lindi në kushte të vështira, por që u ngrit në lartësinë e institucioneve të tjera simotra të kombeve të zhvilluara. Kosova ishte një histori e trashëgimi të çmuar dijesh të hershme, përpara se kjo godinë e ky institucion të merrnin formën që ka sot”, ka thënë Begaj.

Presidenti shqiptar në fjalën e tij në pesëdhjetëvjetorin e ASHAK-ut, ka thënë se në kohët më të vështira, Akademia e intelektualët e Kosovës patën edhe një rol atdhetar e patriotik.

“Ata mbrojtën gjuhën e historinë, identitetin shqiptar kur ato ishin të kërcënuara. Patriotizmi i tyre u shpreh jo vetëm me fjalë të mëdha, por me punë të palodhur shkencore, krijimtari të guximshme dhe këmbëngulje për të thënë të vërtetën”, ka thënë ai.

Begaj ka thënë se historia e shqiptarëve të Kosovës nuk është histori a e një populli me institucione të lira.

“Është historia e pengesave të qëllimshme, e kufizimeve politike e sociale nga një sistem i egër, represiv e kriminal që synonte në ndalte çdo afirmim kulturor, shkencor dhe dinjitar kombëtar shqiptar. Sa më i fortë presioni , aq më e madhe ishte përgjigjja e elitës intelektuale të Kosovës”, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj ka thënë se pas shumë përpjekjesh e sakrificash dhe falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve evropian, shqiptarët jetojnë një moment të paprecedentë.

“Kemi dy shtete shqiptare, dy Akademi Shkencore që u shërbejnë një kombi. Është hera e parë në historinë tonë që dija shqiptare mund të zhvillohet pa pengesa në liri e bashkëpunim të plotë. Kjo na jep jo vetëm siguri, por edhe fuqi për të ecur përpara për tu ngritur si komb përmes dijes, krijimtarisë dhe përmes shpirtit. E kaluara na ka mësuar vlerën e dijës dhe e ardhmja na kërkon të shndërrojmë këtë dije në forcë zhvillimi për shoqërinë tonë”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tefik Tarashaj, kuvendari i ri i Komunës së Prizrenit, ka…