Begaj dhe zyrtarë të MIT-së biseduan për fazat e realizimit të projektit të Inkubatorit të Biznesit

05 qershor 2020 | 11:29

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në takim, zyrtarin e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, Avdi Krasniqin, udhëheqës i zonave ekonomike me bashkëpunëtorë, dhe biseduan për fazat e realizimit të projektit të inkubatorit të biznesit në Komunë e Malishevës.

Prezent në takim ishin kompania punëkryerëse si dhe nga drejtoria e urbanizmit, ku të gjitha palët njoftuan se deri ku ka arritur realizimi i projekti të inkubatorit të biznesit, edhe cilat punë duhen përfunduar të këtij projekti ekonomik, që do të ndikoi në zhvillimin ekonomik dhe përmirësim e kushteve të afaristëve dhe të bizneseve në Komunën e Malishevës.

Është bërë me dije në këtë takim se me këtë projekt edhe projekte të reja në të ardhmen, që do t’i realizoi Komuna e Malishevës, qytetarëve të sajë dhe bizneseve do t’u krijohen mundësi lehtësuese, ku do të përfitojnë në zhvillimin ekonomike dhe mirëqenien e tyre.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meliza Haradinaj-Stubulla para se ta marrë detyrën e ministres së…