Begaj i kërkon Vietnamit ta njoh pavarësinë e Kosovës

22 tetor 2025 | 14:00

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pranuar të mërkurën Letrat Kredenciale nga ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Shqipërisë, Pham Thi Thu Huong.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore. Presidenti Begaj ka theksuar se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka realizuar një performancë gjatë muajit tetor,…