Begaj kërkon nga drejtorët realizimin e objektivave për vitin 2019

08 janar 2019 | 10:59

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2019 të Këshillit të Drejtorëve, me të cilët ka biseduar për punët e kryera gjatë vitit 2018 dhe përgatitjeve për vitin 2019.

Kryetari Begaj i ka uruar drejtorët për punët e kryera si dhe është zotuar për më shumë angazhim në vitin 2019.

Drejtorët e Drejtorive Komunale kanë prezantuar punët e tyre gjatë vitit të kaluar dhe planifikimet për vitin 2019.

Gjatë raportimit të drejtorëve u bë me dije se buxheti komunal për vitin 2018 edhe pse ende nuk është përgatitur raporti përfundimtar, është shpenzuar rreth 98 për qind, po ashtu aq janë realizuar edhe të hyrat vetanake, kurse të hyrat nga tatimi në pronë, janë realizuar rreth 96 për qind.

Begaj ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që gjatë këtij viti të jenë të angazhuar maksimalisht për realizimin e të gjitha objektivave dhe planifikimeve, si dhe të jenë të shërbim të qytetarëve.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një luftanije e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka…