Begaj liron nga detyra si ambasadore në UNESCO, Besiana Kadaren 

16 korrik 2025 | 14:51

Në një dekret të 14 korrikut që rezulton dhe i fundit i firmosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, rezulton se është liruar nga detyra Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare.

Kadare mbante pozicionin e ambasadores së Shqipërisë në UNESCO.

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ishte emëruar në këtë post në tetor të vitit 2021, duke përfaqësuar vendin tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën.

Vendimi i lirimit nga detyra është firmosur nga presidenti Bajram Begaj më datë 14 korrik.

Dekreti i Presidentit Bajram Begaj:

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar reagim pas vendimit…