
Begaj ndan foton e përbashkët nga Samiti i Brdo-Brijunit
06 tetor 2025
| 13:31
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës.
Përmes platformës së “Facebook”-ut, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
“Së bashku në Samitin e Procesit të Brdo Brijunit një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të cuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar i pari i Shqipërisë.
Në këtë samit, pjesëmarrëse është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.