Begaj në Kuvendin e Kosovës: Thaçi dhe të tjerët në Hagë udhëhoqën popullin drejt lirisë, Shqipëria është me UÇK-në

17 shkurt 2026 | 11:15

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në seancën solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka uruar vendin në këtë ditë të shënuar.

Begaj i është kthyer historisë së popullit shqiptar të Kosovës prej rezistencës e deri te shpallja e mëvetësisë shtetëror krah me aleatët perëndimor.

Duke folur për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë, Begaj ka thënë se ata janë historia e Kosovës “që udhëhoqën popullin drejt lirisë”.

“Historia e Republikës së Kosovës nuk mund të kuptohet dhe as të shkruhet pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakupit e Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Ata dje e udhëhoqën popullit drejt lirisë, sot ata me akuza të montuara në Gjykata. Na bëjnë të fyer, të paragjykuar dhe ofenduar. Ata janë memorie shtetërore dhe kombëtare. E vërteta nuk mund të tjetërsohet dhe historia nuk mund të rishkruhet as ndryshohet, sepse ‘Liria ka Emër’, meriton respekt e mirënjohje. Shqipëria është me UÇK-në. Ka qëndruar pranë Kosovën dhe do të qëndrojë jetë e mot”,  ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë i ka duartrokitur aksionit të…