Begaj për vdekjen e Nanos: Do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator

31 tetor 2025 | 15:23

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nanos.

Përmes një postimi në “Facebook”, Begaj thotë se Nano do të mbahet  mend si lideri liberal dhe reformator.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000”.

“Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator.  Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!”, ka shkruar presidenti shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë anuluar edhe zyrtarisht seancat…