Begaj pret kryeministrin Rama në presidencë për mandatimin e qeverisë

12 shtator 2025 | 12:01

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thirrur në Presidencë kryeministrin Edi Rama me qëllim mandatimin e qeverisë së re.

Begaj do të mandatojë Edi Ramën për kryeministër në mesditë, e më pas kabineti qeveritar duhet të kalojë në Kuvend për votim, shkruan “A2”.

Më pas, kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet përsëri presidentit Bajram Begaj me qëllim dekretimin e 16 emrave të kabinetit qeveritar.

Më pas, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të betohen përpara presidentit të Republikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e modës italiane, Giorgio Armani, kishte lënë dy testamente,…