Begaj pret ministrat e jashtëm të rajonit në kuadër të samitit të SEECP-së

16 qershor 2025 | 15:06

Ka filluar pritja e liderëve rajonalë në Tiranë nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e samitit të ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Tirana gjatë ditës së sotme ka bërë bashkë të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore, në një aktivitet që ka shënuar përmbylljen e presidencës shqiptare të SEECP-së.

Fjalën hapëse të samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore e ka mbajtur ministri Ilgi Hasani, i cili është ndalur tek bashkëpunimet rajonale të arritura deri më tani, ndërsa përsëriti ambicien e Shqipërisë për t’u integruar në BE brenda kësaj dekade.

Tirana ka marrë kryesimin e SEECP-së për periudhën korrik 2024 – qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mes të konfliktit në rritje midis Iranit dhe Izraelit,…