
Begaj pret në takim ish-presidentin Sejdiu
14 prill 2023
| 21:08
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Begaj ka bërë me dije se me Sejdiun shkëmbyen mendime dhe ide ne lidhje me zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe angazhimet e pritshme ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.
“Vlerësova rolin dhe kontributin e president Sejdiut në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Kosova është sot realitet i pakthyeshëm e i patjetërsueshëm që e ka vendin në BE, NATO, OKB e në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.