Begaj: Shqipëria do të jetë zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Luginë

12 mars 2026 | 14:43

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, me të cilën kanë diskutuar për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen. “Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka thënë Begaj pas këtij takimi.

Ndërkaq Sinani ka bërë me dije se, Begajn e ka njoftuar për zhvillimet në Preshevë dhe për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës. “Biseduam për projektet zhvillimore dhe për forcimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë në fusha të rëndësishme për qytetarët tanë. Shpreha mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë në senzibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në afirmimin e të drejtave tona në çdo sferë të jetës si në arsim, kulturë dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Sinani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin…