Begaj: Shqipëria konfirmon progresin me hapjen e kapitujve të fundit të negociatave për në BE

17 nëntor 2025 | 11:49

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka cilësuar si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian hapjen e sotme të grupkapitullit të fundit në procesin e negociatave.

Në një postim në “Facebook”, Begaj thekson se ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe shënon fillimin e një faze të re reformash më të thelluara në fushat e bujqësisë, sigurisë ushqimore, zhvillimit rajonal dhe menaxhimit të burimeve.

Ndryshe, Shqipëria ka hapur sot grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”, duke përmbyllur fazën e parë të procesit negociues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është e konfirmuar që Kosova e Shqipëria nuk mund…