Begaj sot vizitë zyrtare në Kosovë, policia merr masat e nevojshme

10 qershor 2025 | 08:12

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite Policia e Kosovës do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, me fokus të veçantë gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në territorin e Kosovës.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit zyrtar dhe për zhvillimin normal të aktiviteteve të parashikuara në agjendë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore.

Këto ndërprerje do të jenë në intervale të shkurtra kohore dhe, në rast nevoje, trafiku do të riorientohet në rrugë alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së kësaj vizite zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një djalë pa bluzë që valëvit një flamur meksikan qëndronte…