
Begaj takon Macronin, e quan mik të mirë të Shqipërisë
24 shtator 2025
| 15:37
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të cilin e ka quajtur mik të mirë të Shqipërisë.
Takimi mes Begaj dhe Macornit ka ndodhur në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së.
“Është kënaqësi të takohem me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë. Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së. Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj”, ka shkruar ai në “Facebook”.