
Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës
17 tetor 2025
| 18:05
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin e lirisë së shtetit të Kosovës dhe krenari të historisë kombëtare shqiptare.
“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkroi Begaj në një postim në Facebook, të shoqëruar me fotografi nga protesta masive e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë nisi pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me intonimin e himnit kombëtar.