Begaj uron Kurtin: Besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

29 dhjetor 2025 | 11:51

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka uruar Albin Kurtin për fitoren e djeshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka thënë se beson që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale.

“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin. Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ben Blushi ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve që u…