Begaj viziton Gjimnazin “Hamdi Berisha” me rastin e fillimit të mësimit

17 shtator 2018 | 11:20

Me rastin e fillimit të procesit edukativo arsimor në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, kryetari i komunës, Ragip Begaj, ka vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit e këtij gjimnazi.

Ai është zotuar se si komunë do ta përkrahin këtë institucion arsimor.

Begaj ka bërë me dije se Gjimnazi “Hamdi Berisha” aktualisht është duke pritur edhe fillimin e punës së aneksit i cili do të mundësojë, kushte më të mira për të gjithë komunitetin shkollor që zhvillon mësimin e rregullt në këtë vatër diturie.

Kryetari Begaj në fund të fjalës së tij, ka kërkuar nga të gjithë, mësimdhënësit, nxënësit, punëtorët teknik, ekipi drejtues i shkollës dhe prindërit angazhim maksimal që kjo vatër e diturisë të jetë shembull i suksesit dhe përkushtimit për dije.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një studim të ri është thënë se robotët do…