
Begzat Sinani thotë se Kamenica nuk ka pasur kryetar më të dobët se Kadri Rahimaj
Ish-themeluesi i PDK-së dhe ish-i burgosuri politik, Begzat Sinani, ka akuzuar kryetarin aktual të Kamenicës dhe kandidat për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimajn, për dështimin e projekteve komunale.
Sinani publikoi një fotografi të fillimit të punimeve të një ure në Hodonoc, projekt i nisur në vitin 2024, i cili sipas tij ende nuk është përfunduar, ndërkohë që pritej të përfundonte në fund të këtij viti.
“Kemi të bëjmë me një kryetar dhe udhëheqje komunale të dështuar. Ura në Hodonoc, e cila filloi në vitin 2024 me vlerë 350,000 €, ende nuk është përfunduar. Për vitin 2024 ishin planifikuar 200,000 €, ndërsa për vitin 2025, kur pritej përfundimi, ishin parashikuar edhe 150,000 €. Ky projekt dhe shumë projekte të tjera tani mund të konsiderohen të dështuara. Kamenica nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kryetar më të dobët sesa Kadri Rahimaj.”, ka shkruar Sinani:
Postimi i plotë i Sinanit: