
Bëhen homazhe në përvjetorin e 23-t mbi sulmin e dytë të forcave serbe në familjen Jashari
Sot, për nderë të përvjetorit të 23-t të triumfit të familjes Jashari mbi sulmin e dytë të forcave serbe, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari së bashku me motren Besarten dhe djalin Hamëzen, nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, asamblistë, zyrtarë komunal e qytetarë, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz kanë bërë homazhe në shenjë ndërimi për luftën heroike të familjes Jashari.
“Disfata që pësoi 23 vite me parë regjimi shovenist serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë që Liria po vjen. Jemi përherë krenarë e mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të kombit. Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrren tonë shekullore për Liri e Pavarësi”, ka shkruar kryetari Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.