Bëhen homazhe te varri i ish-komandantit të UÇK-së Rahim Beqiri

01 gusht 2021 | 15:17

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me ish komandantin e Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, kryetarin e OVLUÇK-së në Kamenicë Milaim Limoni, veteranë të luftës, familjarë të ish-komandantit, Rahim Beqiri, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë, kanë bërë homazhe në Kopërnicë dhe te varrezat e dëshmorëve në Kamenicë, në 20-vjetorin e rënies së ish-komandantit, Rahim Beqiri.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se përjetë do të jetë mirënjohës për të gjithë që sakrifikuan e dhanë jetën për liri.

“Sot nderuam veprën dhe kontributin për liri të Rrahim Beqirit (Komandant Rokut), në 20-vjetorin e rënies së tij. Së bashku me ish-komandantin e Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, kryetarin e OVLUÇK-së në Kamenicë Milaim Limoni, kolegë e veteranë të luftës, bëmë homazhe në Kopërnicë dhe te varrezat e dëshmorëve në Kamenicë. Përjetë mirënjohës gjithsecilit që sakrifikuan e dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojmë”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportit…