Bëhet ekzekutimi i subvencioneve për ngrohje për 23 mijë familje me asistencë sociale

08 dhjetor 2023 | 20:29

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale, raporton Gazeta Blic.

Ministri Murati ka bërë të ditur se nga ky subvencionim për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje kanë përfituar 20 mijë e 339 familje në asistencë sociale.

Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku Murati ditë më parë ka bërë të ditur se familjet përfituese nuk kanë pasur nevojë që të aplikojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Na presin shumë telashe sa i përket Kosovës”, kështu ka…