
Bëhet pranim – dorëzimi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së
Të enjten në një ceremoni zyrtare të mbajtur në ambientet e Administratës Tatimore të Kosovës, u bë pranim – dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së.
Pas përfundimit të mandatit të tij, Ilir Murtezaj i dorëzoi detyrën drejtorit të ri të përgjithshëm, Mentor Hyseni, i cili u përzgjedh pas një procedure rekrutimi të rregullt dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore.
Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili falënderoi Murtezaj për punën dhe rezultatet e arritura gjatë mandatit të tij, duke theksuar se kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm në rritjen e të hyrave buxhetore dhe përmirësimin e shërbimeve tatimore.
Ministri Murati gjithashtu uroi Hysenin për detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen e plotë të ministrisë për të avancuar më tej reformat dhe për të forcuar kulturën e llogaridhënies dhe transparencës në sistemin tatimor të Kosovës.