
Behgjet Pacolli akuzon noteren Valbona Selimi dhe Valon Llukën për transfer të paligjshëm të aksioneve
Prej ditësh në Shqipëri po raportohet për çështjen e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, lidhur me rastin Pacolli sonte ka përmendur dy emra të përveçëm që i implikon në këtë situatë, bëhet fjalë për noteren në Tiranë Vlora Selimi që e bën përgjegjëse se ajo “ka përfshirë deklarime të pavërteta sikurse Pacolli ka qenë fizikisht në zyrë, gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”. Ndërsa, thekson se “ se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga Valon Lluka”.
Sipas Pacollit, “ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot”.
Reagimi i plotë i Pacollit:
DEKLARATË PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjithë perfolje e situtë në lidheshmeri më VIA ka ardhur si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Vjollca Selimi, të ndërmarra në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme.
Në respekt të së drejtës për informim të opinionit publik, deklaroj sa vijon:
Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.
Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.
Megjithatë, në një akt noterial të vitit 2023, ( qe noterja e perdore joligjerishtë si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës.
Këto pretendime janë plotësisht të rreme.
Unë nuk e njoh noteren Selimi,
Une nuk kam qene asnjehere ne zyret apo ambientet e saj, nuk kam dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë dhe, asnjë tekst nuk më është lexuar apo paraqitur ndonjëherë nga ajo ose nga ndonjë person tjetër në lidhje me aktet e përmendura.
Në vijim, theksoj se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka @ co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht kater muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA.
Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot.