Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga pozita e presidentit të AKR-së

23 tetor 2025 | 12:22

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik.

Në vend të tij,  ushtrues detyre i presidentit të AKR-së është caktuar Vesel Makolli, i cili edhe e ka konfirmuar lajmin për gazetën “Blic”.

Makolli ka thënë se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë të njoftuar me ndryshimin.

“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para disa javësh dhe në bazë te statutit të partisë, me ka caktuar ushtrues detyre të presidentit të AKR-së. Në KQZ janë të njoftuar me ketë ndryshim”, ka thënë Makolli.

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj sekretarit të AKR-së, deklarohet Vesel  Makolli: Unë lidhje... - Bota Sot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike…