Behgjet Pacolli kërkon ndërhyrje urgjente të Prokurorisë për bllokadat në Aeroportin e Vlorës

24 qershor 2026 | 12:19

Biznesmeni Behgjet Pacolli i është drejtuar publikisht Prokurorit të Shtetit në Vlorë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente lidhur me bllokimin e qasjes në Aeroportin e Vlorës.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Pacolli thotë se kamionët e Valon Ademit jo vetëm që kanë bllokuar hyrjen në aeroport, por kanë uzurpuar edhe rrugën publike të fshatit, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ai e cilëson situatën si skandaloze, duke pretenduar se ngjarja po zhvillohet në prani të Policisë së Shtetit, e cila, sipas tij, ndodhet vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes.

Pacolli thotë se denoncimet për bllokadat dhe, sipas tij, paligjshmëritë ndaj investitorit dhe shtetit janë dorëzuar vazhdimisht në institucionet përkatëse, por se deri më tani nuk ka pasur veprime konkrete.

“Drejtuar Prokurorit të Vlorës! I nderuari Prokuror i shtetit! Ky është realiteti i hidhur: kamionët e Valon Ademit jo vetëm që kanë bllokuar hyrjen dhe qasjen në arealin e aeroportit, por kanë uzurpuar edhe rrugën PUBLIKE të fshatit, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Më skandalozja është se kjo ndodh nën sytë e Policisë së Shtetit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg dhe, në vend që të zbatojë ligjin, po toleron dhe po mbron këtë paligjshmëri të hapur. Kur institucionet që duhet të garantojnë rendin dhe ligjin bëhen spektatore ose mbrojtëse të shkeljeve, atëherë kemi të bëjmë me një precedent të rrezikshëm për shtetin e së drejtës. I nderuari prokuror i Shtetit! Çdo ditë ju keni përpara denoncimet tona për dhunën dhe paligjshmërinë që një grup i organizuar ushtron ndaj investitorit dhe ndaj vetë shtetit. Çdo ditë i shihni edhe këto pamje e këto bllokada. Çfarë duhet të bëjmë më tepër? Ne nuk kemi zgjedhur dhe nuk do të zgjedhim dhunën. Kemi besuar te ju, te ligji dhe te drejtësia. Prandaj, ose veproni sipas ligjit, ose dilni dhe deklarohuni qartë: si duhet të veprojmë kur ligji nuk na mbron Mos pritni përshkallëzim tjetër ju lutem!”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,…