Behgjet Pacolli lajmërohet nga Hajvalia

29 maj 2020 | 18:25

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ardhur sërish Kosovë,  por ardhja e tij nuk është bërë më lajm dhe as nuk ka marrë dhenë. Pacolli është lajmëruar nga shtëpia e vet në Hajvali, ku edhe është paraqitur për një intervistë për Reporterin.

Tri javë më parë kthimi i Pacollit në Kosovë u bë dramë, pasi qeveria në detyrë paralajmëroi se, “nëse ai kthehet nga Zvicra, do të futet në karantinë dhe, nëse hyn ilegalisht, do të merren masa ndaj tij”.

Deputeti i AKR-së hyri në Kosovë dhe u kontrollua nga ekipet mjekësore në Aeroportin e Prishtinës, por qëndroi pak ditë dhe u kthye sërish në Zvicër. Tash, pa bërë me dije, është lajmëruar nga Hajvalia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Amerikane në Kosovë, edhe i dërguari i posaçëm i…